• петок, 05 декември 2025

Takim mes një delegacioni të lartë të MPB-së dhe ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe të akredituar në vend, Abdula Ateek Alsubousi

Takim mes një delegacioni të lartë të MPB-së dhe ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe të akredituar në vend, Abdula Ateek Alsubousi

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA)- Një delegacion i lartë i ministrisë së Punëve të Brendshme i përbërë nga shefi i kabinetit të ministrit Risto Stavrevski dhe këshilltari shtetëror në kabinetin e ministrit Vlladimir Vellkovski, në emër të ministrit Pançe Toshkovski, realizoi sot takim pune me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të fuqishëm të Emirateve të Bashkuara Arabe me seli në Romë, Abdula Ali Atek Obaid Alsubusi i cili gjatë periudhës 24 dhe 25 nëntor është në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në takim u konfirmua se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe EBA-së janë me një nivel të lartë miqësie dhe mirëkuptimi, me një potencial të madh për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, që veçanërisht u intensifikua me nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit për luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit. 

Stavrevski theksoi dhe falënderoi për mbështetje dhe përkushtim të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij vendi mik, në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe ekstremizmit, duke shprehur besimin se kjo do të vazhdojë me intensitet të pandërprerë edhe në të ardhmen. 

Ndër të tjera, në takim u theksua se theksi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve është vendosur në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në tërheqjen e investimeve arabe në vendin tonë.

Foto: MPB

 

Тагови

Остани поврзан