Takim Kostadinovski - Çevik: Vazhduan diskutimet për përkrahje dhe digjitalizim të Gjykatës kushtetuese
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuiar takim punues me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e "TIKA"-s, ku, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës.
Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuiar takim punues me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e "TIKA"-s, ku, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës.
Zëvendëskryetari i “TIKA”-s, Çevik, shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të kontribuar në procesin e digjitalizimit të Gjykatës, përmes së cilit do të përmirësohet puna nga aspekti teknik, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit të procedurave.
Kostadinovski ka shprehur falënderim të sinqertë për përkrahjen e deritansihme nga ana e "TIKA"-s, duke e theksuar gatishmërinë për fillimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të parapara në periudhën e ardhshme.
Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese ka marrë pajisje teknike nga kompjuterë dhe printera për punonjësit. Paraprakisht, “TIKA” ka marrë pjesë në pajisimin e sallës së mbledhjeve dhe konferencave për shtyp në vitin 2020, si dhe sigurimin e pajisjeve teknike në vitin 2013. bsh/
Foto: Gjykata kushtetuese