• недела, 22 декември 2024

Mexhiti për Grubin: Nuk është punë e politikanëve të japin informata, MPB-ja dhe gjyqësia ta kryejnë punën

Mexhiti për Grubin: Nuk është punë e politikanëve të japin informata, MPB-ja dhe gjyqësia ta kryejnë punën

Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk është punë e politikanëve të japin informata. Porosia është se askush nuk është mbi ligjin, t'i lëmë MPB-në dhe gjyqësinë ta kryejnë punën e tyre, deklaroi sot ministri i Mjedisit të Jetesës, Izet Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka informnata ku gjendet ish zëvendëskryeministri, Artan Grubi.

Siç potencoi, puna e politikanëve është të japin porosi se lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe se askush nuk është mbi ligjin.

"Porosia është se askush nuk është mbi ligjin. Secili që ka gabuar, duhet të përgjigjet, e ta lëmë MPB-në dhe gjyqësinë ta kryejnë punën e tyre. Kjo nuk është puna jonë, puna e politikanëve është të japin porosi se lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe se askush nuk është mbi ligjin", deklaroi Mexhiti sot para fillimit të ngjarjes në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Paraprakisht, ai në intervistë për TV "Ora Njuz" nga Shqipëria, tha se sipas informatave të tij, ish zëvendëskryeministri Artan Grubi më nuk është në Kosovë, por në Shqipëri.

I pyetur nëse do të ndërmerrem masa shtesë për tymin nga mbeturinat në Zllokuqan, Mexhiti u përgjigj se do të angazhohet të intervenohet për rastin konkret dhe të veprohet më ashpër.

"Para tre seancave, qeveria miratoi një program të veçantë masash, ku përfshihen të gjitha institucionet për të kontribuar për ajër më të pastër dhe natyrë më të shëndetshme. Tashmë janë në terren, gjithkund po punohet, por për rastin konkret do të bëj përpjekje të intervenohet, sepse ato informacione kanë mbërritur tek unë. Mendoj se janë duke vepruar, por edhe ne do të veprojmë më rreptë", tha Mexhiti. bsh/

Foto: MIA arkiv

Тагови

Остани поврзан