Takim i Krishtlindjeve te Kryepeshkopi Stefan
- Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefan me rastin e Krishtlindjeve ka zhvilluar takim joformal me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, ish presidentin Gjorge Ivanov dhe bashkëshorten e tij Maja Ivanova, zëvendëskryeministrin për sistem politik Lupço Dimovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, drejtoreshën e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Olivera Trajkovska dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgeevski.
Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefan me rastin e Krishtlindjeve ka zhvilluar takim joformal me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, ish presidentin Gjorge Ivanov dhe bashkëshorten e tij Maja Ivanova, zëvendëskryeministrin për sistem politik Lupço Dimovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, drejtoreshën e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Olivera Trajkovska dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgeevski.
"Takimi i cili u zhvillua në Zyrën e Kryepeshkopit kaloi në një atmosferë të këndshme dhe festive", informojnë nga KOM- AO në një postim në ueb faqen e saj.
foto: KOM- AO