• петок, 05 декември 2025

Tajfuni Kalmaegi u mori jetën të paktën pesë personave në Vietnam

Tajfuni Kalmaegi u mori jetën të paktën pesë personave në Vietnam

 Hanoi, 7 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi tajfuni Kalmaegi dje goditi Vietnamin qendror. Provincat qendrore të Vietnamit, Dak Lak dhe Xha Lai, u goditën nga shira të rrëmbyeshëm dhe erë deri në 149 kilometra në orë.

 Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, janë mbyllur gjashtë aeroporte dhe janë anuluar qindra fluturime. Linja hekurudhore në Kuang Ngai është dëmtuar dhe shumë shtëpi janë përmbytyr.

 Qeveria vietnameze bëri të ditur se ka mobilizuar më shumë se 268.000 trupa për kërkim-shpëtim dhe paralajmëroi për përmbytje të mundshme në zonat e ulëta dhe rrëshqitje të dheut.

 Tajfuni Kalmaegi është stuhia e 13-të që godet Vietnamin këtë vit.

 Më parë, Kalmaegi në Filipine u mori jetën 188 personave dhe shkaktoi dëme të shumta.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан