• сабота, 21 февруари 2026

Tërmet në Greqi prej 3,7 ballëve sipas shkallës së Rihterit, është ndjerë edhe në Ohër

Tërmet në Greqi prej 3,7 ballëve sipas shkallës së Rihterit, është ndjerë edhe në Ohër

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara dhe mirë,bajtura nga Obserrvatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup, sonte në orën 19:50 regjistruan tërmet, epiqendra e tëcilit rrjedh nga Greqia fqinje, rreth 100 km në juglindje të Shkupit.

Nga Observatori sizmologjik informojnë se tërmeti ishte me manjitudë lokale të Rihterit prej 3.7 ballëve.

"Sipas të dhënave të deritamnishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III shkallëve sipas Shkallës evropiane makrosizmologjike", qëndron në kumtesën e Observatorit sizmologjik. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан