Tërmet i fuqishëm u regjistrua në Indonezi
- Tërmet me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në afërsi të ishullit Simelue në Indonezi, kumtoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
Xhakartë, 27 nëntor 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në afërsi të ishullit Simelue në Indonezi, kumtoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
Sipas të dhënave të saj, epiqendra ka qenë në 46 kilometra në jug të qytetit Sinabung, ku jetojnë 15 mijë njerëz. Fokusi ka qenë në thellësi prej 25 kilometrave.
Nuk ka informata për dëme ose persona të lënduar dhe nuk është shpallur kërcënim për cunami. bsh/
Foto: MIA arkiv