Të paktën katër të vdekur në sulmin ndaj një baze ushtarake kolumbiane
- Të paktën katër ushtarë janë vrarë, ndërsa disa janë lënduar në sulmin ndaj bazës ushtarake në Kolumbi, njoftoi mbrëmë ushtria, transmeton DPA.
Bogotë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën katër ushtarë janë vrarë, ndërsa disa janë lënduar në sulmin ndaj bazës ushtarake në Kolumbi, njoftoi mbrëmë ushtria, transmeton DPA.
Qeveria rajonale e departamentit verilindor Sezar raportoi për 32 të plagosur.
Komandanti i Armatës Kombëtare të Kolumbisë, Luis Emilio Kardozo, në platformën X deklaroi se përgjegjëse për sulmin është grupi gueril i majtë Armata Çlirimtare Kombëtare (ELN).
Organizata guerile marksiste-leniniste ka rreth 5.000 luftëtarë dhe është e përfshirë në rrëmbime, trafik droge dhe zhvatje për mbrojtje, raporton agjencia gjermane.
Ndonjëherë luftonte kundër shtetit, por grupi po zhvillohet gjithnjë e më shumë në një organizatë kriminale klasike.
Në Kolumbi po zhvillohet një luftë civile 52 vjeçare mes rrebelëve të majtë, forcave paramilitare të djtathtë dhe ushtrisë së vendit, në të cilën deri tani e kanë humbur jetën 220.000 persona, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur, njofton DPA.
Në vitin 2016, organizata më e madhe guerile, FARK, dhe Qeveria kolumbniane kanë nënshkruar marrëveshje paqeje. Edhe pse situata e sigurisë në vend është përmirësuar, disa pjesë të vendit vazhdojnë të jenë nën kontrollin e grupeve kriminale.
Në janar, qeveria e presidentit Gustavo Petro ndërpreu bisedimet e paqes me ELN pas disa sulmeve vdekjeprurëse ndaj ushtarëve dhe grupeve të shkëputura nga FARK. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s