• сабота, 06 декември 2025

Të paktën 84 njerëz humbën jetën në vërshimet në ishullin indonezian Sumatra

Të paktën 84 njerëz humbën jetën në vërshimet në ishullin indonezian Sumatra

Xhakartë, 28 nëntor 2025 (MIA) – Numri i viktimave nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi u rrit në 84. 

Moti i ligë më së shumti e goditi ishullin indonezian Sumatra, ku humbën jetën 62 persona, 95 janë lënduar, ndërsa 65 konsiderohen si të zhdukur. 

Përderisa në provincën Sumatra Perëndimore humbën jetën të paktën 22 njerëz, ndërsa 12 po kërkohen. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан