• недела, 24 ноември 2024

Të paktën 80 të vdekur dhe 156 të lënduar në përleshjet treditëshe sunite-shiite në Pakistan

Të paktën 80 të vdekur dhe 156 të lënduar në përleshjet treditëshe sunite-shiite në Pakistan

Islamabad, 24 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 80 njerëz u vranë, ndërsa 156 u plagosën në përleshjet ndërmjet sunitëve dhe shiitëve në Pakistanin veriperëndimor nga 21 nëntori deri mbrëmë, lajmëruan agjencitë botërore, duke cituar një përfaqësues zyrtar të administratës vendase i cili tha se ende dëgjohen të shtëna në disa zona.

"Nga të vdekur 66 janë shiitë, ndërsa 16 sunitë", tha përfaqësuesi.

Provinca Hajber Pahtunhva me muaj është skenë e dhunës fetare. Autoritetet vendase njoftuan se ka të shtëna në zona të ndryshme.

Para tre ditësh dhjetëra sulmues hapën zjarr ndaj dy karvaneve me familje shiite nën shoqërimin e policisë. Si përgjigje, shiitët sulmuan lagjet sunite dje dhe pardje, duke djegur qindra dyqane dhe shtëpi, deklaruan banorët dhe autoritetet e vendit.

Prej atëherë, rrjeti i celularëve në Kuram është në ndërprerje, si dhe komunikacioni  në rrugën kryesore të shpejtë në zonë.

Nga korriku, në konfliktin mes sunitëve dhe shiitëve në Kuram, në pjesët malore që kufizohen me Afganistanin humbën jetën më shumë se 160 njerëz, sipas burimeve të ndryshme. Pas disa javësh qetësi, armiqësitë mes fiseve me përkatësi të ndryshme fetare, veçanërisht rreth çështjes për tokën, vazhdojnë edhe krahas vendimeve të miratuara nga këshillat e fiseve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан