Bisedë telefonike Putin - Erdogan
- Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot me telefon ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet ndërkombëtare, kumtoi Kremlini.
Moskë, 24 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot me telefon ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet ndërkombëtare, kumtoi Kremlini.
Në takimin e dy presidentëve u bë fjalë edhe për rritjen e efikasitetit të bashkëpunmit tregtar dhe ekonomik.
Putin dhe Erdogan paraprakisht biseduan në margjinat e Samitit BRIKS në Kazan nga fundi i tetorit, për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore dhe për ndërtimin e qendrës për gaz në Turqi. bsh/
Foto: MIA arkiv