• недела, 24 ноември 2024

Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar gjatë shpërthimit të grantës në një aheng në qytetin kroat, Knin

Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar gjatë shpërthimit të grantës në një aheng në qytetin kroat, Knin

Zagreb, 24 nëntor 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar mbrëmë kur ka shpërthyer një granatë dore në një aheng, të mbajtur në qytetin Knin, në Dalmaci, njoftoi sot policia.

Sipas informatave të para nga hetimi, një djal 25-vjeçar gjatë ahengut nga dhoma e fjetjes në banesën e tij ka sjellur një granatë dore dhe atë ia dorëzoi një djali tjetër 25-vjeçar.

Të lënduarit janë pranuar në spital në Knin, ndërsa një vajzë është në gjendje kritike dhe po lufton për jetë. Gjendja e të tjerëve është stabile, deklaroi një burim nga spitali.

Në vijim ëlshtë konfirmimi i rrethanave rreth furnizimit dhe posedimit të mjetit shpërthyes. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан