Të paktën 79 persona janë hospitalizuar pas përplasjes së trenave në Sllovaki, Fico konvokoi seancë urgjente
- Pas përplasjes së dy trenave, që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qytetit Pezinok në Sllovaki, të paktën 79 persona përfunduan në spitale, ndërsa lëndime më të rënda kanë pësuar tre persona, kumtoi sot Qendra sllovake për operacione urgjente mjekësore.
Bratisllavë, 10 nëntor 2025 (MIA) - Pas përplasjes së dy trenave, që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qytetit Pezinok në Sllovaki, të paktën 79 persona përfunduan në spitale, ndërsa lëndime më të rënda kanë pësuar tre persona, kumtoi sot Qendra sllovake për operacione urgjente mjekësore.
Përplasja e trenave REX 1914, i cili ka qarkulluar nga Nitra për në Bratisllavë dhe Ex 620, i cili ka qarkulluar në linjën Koshice - Bratisllavë, ka ndodhur rreth orës 19:30, kur një nga trenat ka kaluar në dritë të kuqe.
Po ashtu thuhet se 60 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa në dy trenat ka pasur gjithsej 800 udhëtarë.
Kryeministri sllovak, Robert Fico u dëshiroi të lënduarve shërim të shpejtë dhe tha se rasti kërkon hetim themelor. Ai po ashtu konvokoi seancë të jashtëzakonshme qeveritare, ku, siç tha, duhet të merren vendimet e duhura. bsh/
Foto: MIA arkiv