• сабота, 06 декември 2025

Të paktën 65 të vdekur në zjarrin në Hong Kong, shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur

Të paktën 65 të vdekur në zjarrin në Hong Kong, shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur

 Hong Kong, 27 nëntor 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në një zjarr që përfshiu disa ndërtesa banimi shumëkatëshe në Hong Kong është rritur në 65, bënë të ditur shërbimet lokale për raste urgjente.

 Edhe 70 persona janë lënduar në zjarrin në zonën Taj Po, përfshirë 10 zjarrfikës. Numri i saktë i personave të zhdukur nuk dihet, megjithëse autoritetet më parë vlerësuan se 279 persona janë të zhdukur.

Shtatë nga tetë ndërtesat shumëkatëshe në kompleksin rezidencial Wang Fuk Court, i cili ka 2.000 banesa, u përfshinë nga flakët dje pasdite sipas kohës lokale. 

 Zjarrin e shuajnë më shumë se 1.200 zjarrfikës.

Edhe pse zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, brigada e zjarrfikësve tha sot se flakët ende po digjen në tre nga ndërtesat shumëkatëshe. 

Edhe pse autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërtesat 32-katëshe ishin të veshura me skela bambuje për rinovime, të cilat me shumë gjasa lejuan që zjarri të përhapet më shpejt. 

 Policia ka arrestuar tre burra nga një kompani ndërtimi me dyshimin për vrasje nga neglizhenca.

 Autoritetet thanë se materialet e përdorura në punë mund të mos kenë qenë në përputhje me rregulloret e sigurisë nga zjarri, raportoi DPA.

Shefi i qeverisë së Hong Kongut, Xhon Li, ka urdhëruar një inspektim të të gjitha ndërtesave që po i nënshtrohen rinovimeve të mëdha në territor, i cili është një nga dy rajonet e veçanta administrative të Kinës, së bashku me Makaon. 

 Foto: DPA

 

Остани поврзан