Të paktën 54 lëndohen në shpërthimin në Xhakartë
- Të paktën 54 persona janë lënduar në shpërthimin e sotëm që ndodhi pranë një shkolle në kryeqytetin indonezian, Xhakartë.
Xhakartë, 7 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 54 persona janë lënduar në shpërthimin e sotëm që ndodhi pranë një shkolle në kryeqytetin indonezian, Xhakartë.
Sipas informacioneve fillestare, 54 persona janë lënduar. Disa prej tyre janë lënduar lehtë, të tjerë mesatarisht, ndërsa të tjerë tashmë janë larguar nga spitali, tha shefi i policisë lokale Edi Suheri.
Ai nuk dha më shumë detaje për incidentin.
Foto: Arkivi i MIA-s