Të paktën 20 veta të vrarë dhe 66 të plagosur është bilanci i ri nga sulmet ruse në Ternopol, në Ukrainën perëndimore
- Të paktën 20 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë vrarë, ndërsa 66 janë lënduar në sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainën perëndimore, tregon bilanci i ri zyrtar.
Harkov, 19 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 20 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë vrarë, ndërsa 66 janë lënduar në sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainën perëndimore, tregon bilanci i ri zyrtar.
Rusët në sulmet masive kanë përdorur 476 dronë dhe 48 raketa, njoftojnë forcat ukrainase ajrore. Prej tyre, armata ukrainase ka rrëzuar 442 dronë dhe 41 raketa.
Sulmet posaçërisht kanë qenë të orientuara ndaj rajoneve perëndimore të Ukrainas - Lviv, Ivano-Frankovsk dhe Ternopol.
Në Ternopol, të paktën 20 persona e kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa 66 janë plagosur, sipas të dhënave më të reja të shërbimeve të shpëtimit.
Në bombardimin janë dëmtuar ndërtesa banimi, objekte industriale dhe depo dhe janë shkaktuar zjarre të përmasave të mëdha, njoftoi Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, sot është në Turqi në tentim për "t'i ringjallur" negociatat paqesore me Rusinë.
Në Ankara, Zelenski do të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa sipas mediumeve franceze, potencialisht edhe me përfaqësuesin amerikan Stiv Uitkof, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. bsh/
Foto: MIA arkiv