• сабота, 06 декември 2025

Sërish fluturuan dronë mbi bazën ushtarake belge Klajne Brohel

Sërish fluturuan dronë mbi bazën ushtarake belge Klajne Brohel

Bruksel, 3 nëntor 2025 (MIA) - Katër dronë mbrëmë janë vërejtur mbi bazën ushtarake belge Klajen Brohel, të cilën e shfrytëzon NATO.

Paraprakisht, ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Teo Franken deklaroi se dronë janë vërejtur edhe në natën nga e shtuna drejt së dielës. Kundër tyre është përdorur ndërprerësi i sinjalit, por pa sukses.

Sipas Franken, dronët ishin të mëdhenj dhe "nuk bëhet fjalë për fluturim rutinor, por prë mision të qartë të kahëzuar drejt bazës Klajne Brohel.

Fluturake pa pilot ishte v[rejtur edhe mbi aeroportin në Antverpen.

Baza ushtarake Klajne Brohel, në rajonin e Flandrisë, në tetor ishte pjesë e stërvitjes vjetore të NATO-s për mbrojtje të territorit të Aleancës me armë bërthamore, ku morën pjesë rreth 2.000 ushtarë.

Sipas informatave të pakonfirmuara, baza ajrore është një prej lokacioneve në Evropë ku deponohet armatimi bërthamor amerikan. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан