• сабота, 06 декември 2025

Së paku 16 të vdekur dhe shumë të lënduar nga sulmi rus ndaj qytetit Ternopil në Ukrainë

Së paku 16 të vdekur dhe shumë të lënduar nga sulmi rus ndaj qytetit Ternopil në Ukrainë

Kiev, 19 nëntor 2025 (MIA) - Së paku 16 persona e humbën jetën në një sulm të rëndë ajror rus ndaj qytetit perëndimor ukrainas Ternopil, kumtoi sot policia lokale.

Autoritetet lokale në telegram infirmuan se së paku 64 persona janë konfirmuar si të lënduar, mes të cilëve 16 fëmijë, pas sulmeve të natës ndaj rajoneve banesore në qytet.

Ekipet e shpëtimit tërhoqën njerëz nga banesa të shkatërruara në dy ndërtesa banimi me nga nlntë kate, shkroi në telegram ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klimenko. Ai tha se nën rrënoja ka ende trupa të ngujuar.

Fotografitë e publikuara nga Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme tregojnë dëmtime serioze të ndërtesave.

Gjatë natës ka pasur edhe sulme masive ruse në rajonin lindor Harkov, me ç'rast janë lënduar mbi 30 njerëz.

Mbrojtja kundërajrore ukrainase regjistroi gjithsej 442 sulme me dronë rusë dhe mbi 40 me raketa kryqëzuese. ab/

Fotо: DPА

Остани поврзан