• вторник, 20 јануари 2026

Struga barazoi, Sileksi u mposht në përgatitjet në Turqi

Struga barazoi, Sileksi u mposht në përgatitjet në Turqi

 Antali, 19 janar 2026 (MIA) - Futbollistët e Strugës dhe Sileksit luajtën sot ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Antali para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).

 Struga barazoi 2-2 kundër ekipit sllovak Trençin, ndërsa golat për nënkampionin e vjeshtës në LOFM, i shënuan Radeski dhe Maleski.

 Sileks i nisi përgatitjet në Turqi me një humbje 2-1 ndaj Bunjodkor nga Uzbekistani.

 Goli i vetëm për ekipin e divizionit të parë të Kratovës u shënua nga Aliqi.

 Foto: Fejsbuk

 

 

Остани поврзан