Stenergard: Suedia nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e paqëruajtësve në Ukrainë
- – Suedia nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë si pjesë e çfarëdo lloj forcash paqësore, informon sot Radio suedeze.

Stokholm, 17 shkurt 2025 (MIA) – Suedia nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë si pjesë e çfarëdo lloj forcash paqësore, informon sot Radio suedeze.
"Tani ne duhet së pari të negociojmë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, që respekton ligjin ndërkombëtar, që respekton Ukrainën dhe që para së gjithash garanton se Rusia nuk mund të tërhiqet, të ndërtojë një forcë të re dhe të sulmojë Ukrainën ose një vend tjetër në vetëm disa vjet," tha ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Maria Malmer Stenergard në një intervistë për Radion suedeze.
Ajo shtoi se “pasi që të vendoset paqe, duhet të sigurohemi se duhet të ruhet dhe atëherë Qeveria jonë nuk përjashton asgjë”.
Deklarata e saj vijoi pasi kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se është i gatshëm të dërgojë ushtarë britanikë në një mision paqësor në Ukrainë. fc/
Fotografia: Iks