• среда, 22 јануари 2025

Smotriç: Duhet ta pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës dhe të vendosim autoritet ushtarak atje

Smotriç: Duhet ta pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës dhe të vendosim autoritet ushtarak atje

Tel Aviv, 20 janar 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç, foli në radion e ushtrisë izraelite për mbështetje të pushtimit izraelit në të gjithë Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Smotriç, lideri i Partisë sioniste fetare, është një nga zyrtarët qeveritarë që kritikon marrëveshjen e paqes me Hamasin.

"Duhet të pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës dhe të vendosim autoritet ushtarak atje Nuk ka asnjë "forcë të tretë" që mund të garantojë sigurinë atje", tha Smotriç.

Në të njëjtën intervistë ministri tha se shefi i Shtatmadhorisë së armatës izraelite, Herzi Halevi nuk është njeriu i duhur për të udhëhequr ushtrinë.

“Ne kemi nevojë për dikë që e kupton se misioni i tij është të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës, "i cili i përmbahet këtij qëllimi dhe është i gatshëm ta arrijë atë”, shtoi Smotriç. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан