Sloti për fitoren ndaj Realit: Kjo është ndeshja jonë më e mirë këtë sezon
- Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, komentoi triumfin e mbrëmshëm 1:0 ndaj Real Madridit në terrenin vendor në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Liverpul, 5 nëntor 2025 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, komentoi triumfin e mbrëmshëm 1:0 ndaj Real Madridit në terrenin vendor në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
"Ishte një performancë e shkëlqyer kundër një ekipi që ka humbur vetëm një herë këtë sezon. Mund të luanim edhe më mirë. Një tjetër fitore kundër një ekipi shumë të mirë. Ata janë në formë të shkëlqyer për momentin. Ishte një ndeshje e shkëlqyer - mendoj se mund të themi me siguri se kjo është ndeshja jonë më e mirë në këtë sezon. Djemtë bënë gjithçka që mundën për t'i mbajtur jashtë gjysmës sonë", tha Sloti për faqen e internetit të UEFA-s.
Liverpuli ka nëntë pikë dhe është në vendin e gjashtë në tabelë, Real Madridi është gjithashtu i pesti me gjashtë pikë. Bajern dhe Arsenal kryesojnë me një maksimum prej 12 pikë.
Foto: EPA