• четврток, 25 декември 2025

Skenografia në konferencën e Putinit për shtyp me porosi për Ukrainën

Skenografia në konferencën e Putinit për shtyp me porosi për Ukrainën

Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot e mbajti konferencën vjetore për shtyp, të cilën e organizon mbi 20 vite.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp ai iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve rusë, disa të zgjedhur paraprakisht, ndërsa disa drejtpëdrejtë. Temat janë nga ekonomia dhe politika sociale deri te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Perëndimin.

Në murin prapa Putinit ishte një hartë e Rusisë në të cilën shihet se në kufijtë e vendit nuk është vetëm Krimea, por edhe katër rajonet lindore ukrainase që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2022 - Donjeck, Llugansk, Zaporozhje dhe Herson.

Forcat ruse ende nuk i kanë pushtuar ato territore në tërësi, por kjo nuk e ndalon Putinin tashmë t'i shpallë si pjesë të Rusisë. Cekja e tyre në prapavijë në fjalimin e sotëm është sinjal i qartë nga Kremlini se Moska nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pretendimet e veta territoriale, komentojnë agjencitë botërore. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан