Skandal në SHBA: Kongresmenia demokrate dhe vëllai i saj akuzohen për keqpërdorim dhe pastrim parash nga FEMA
- Kongresmenia nga Florida, demokratja Shila Sherfilus-Mekkormik, është akuzuar për vjedhje dhe pastrimin e një pjese të parave të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) për fushatën e saj parazgjedhore në vitin 2021, njofton Bi-Bi-Si.
Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Kongresmenia nga Florida, demokratja Shila Sherfilus-Mekkormik, është akuzuar për vjedhje dhe pastrimin e një pjese të parave të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) për fushatën e saj parazgjedhore në vitin 2021, njofton Bi-Bi-Si.
Sherfilus-Mekkormik (46) është nën hetim nga Komiteti për etikë i dhomës së përfaqësuesve dhe mund të përjashtohet nga Dhoma. Prokurorja kryesore Pam Bondi e quajti këtë një "krim veçanërisht egoist dhe cinik".
Në deklaratë, Sherfilus-Mekkormik, e cila ishte zgjedhur në Kongresin e vitit 2022, pohon se është e pafajshme dhe ka premtuar se do të pastrojë emrin e saj. Nëse shpallet fajtore, rrezikon deri në 53 vjet burg.
Mashtrimi i dyshuar është kryer përmes një kompanie shëndetësore të menaxhuar nga kongresmenia dhe vëllai i saj, 51-vjeçari Eduin Sherfilus, i cili gjithashtu është akuzuar.
Në atë kohë, Sherfilus-Mekkormik ishte drejtoreshë ekzekutive e kompanisë familjare "Triniti helkear servises". Kompania mori një kontratë me FEMA për regjistrimin e njerëzve për vaksinat kundër Kovid-it, por në korrik të vitit 2021 mori një pagesë prej pesë milionë dollarësh nga fondet federale, sipas Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas pretendimeve, motra dhe vëllai kanë tentuar të fshehin burimin e parave, duke i kaluar përmes disa llogarive dhe në fund shfrytëzuan një "pjesë të konsiderueshme" për fushatën e saj për Kongresin.
Prokurorët njoftuan se Sherfilus-Mekkormik dhe një person tjetër i përmendur në aktakuzë kanë ridrejtuar fondet nga kontrata me FEMA tek miq dhe të afërm, të cilët më pas i dhuruan paratë përsëri për fushatën e saj si donacione personale.
"Askush nuk është mbi ligjin, e aq më pak njerëzit me ndikim që grabisin taksapaguesit për përfitime personale", tha prokurorja kryesore. qa/
Foto: Vikipedia