Sindikata e pavarur e shëndetësisë e kënaqur me marrëveshjen e arritur me Qeverinë për rritjen e pagave për punonjësit në këtë sektor
- Kryetari i Sindikatës së pavarur të punëtorëve të shëndetësisë, Bobi Bojçevski sot në emër të anëtarësisë falënderoi publikisht kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë për marrëveshjen e arritur me sindikatat në sektorin e shëndetësisë për ndryshimet në marrëveshjen kolektive që mundëson rritjen e pagave për punonjësit në sistemin shëndetësor.
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Sindikatës së pavarur të punëtorëve të shëndetësisë, Bobi Bojçevski sot në emër të anëtarësisë falënderoi publikisht kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë për marrëveshjen e arritur me sindikatat në sektorin e shëndetësisë për ndryshimet në marrëveshjen kolektive që mundëson rritjen e pagave për punonjësit në sistemin shëndetësor.
Sipas Bojçevskit, bëhet fjalë për një nga rritjet më të mëdha të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.
"Qeveria ishte e virtytshme, na dëgjoi hallet dhe kërkon të rregullojë punët. Në katër vitet e ardhshme do të ketë rritje deri në 50 për qind të pagave për të gjithë punonjësit, nga personeli administrativo-teknik e deri tek ai mjekësor", tha ai në deklaratën për mediat.
Ai tha se në bisedat me përfaqësuesit e Qeverisë është vërtetuar gatishmëria e institucioneve që në mënyrë sistematike të zgjidhin çështjen e statusit të të punësuarve me kontratë në vepër me sistemin shëndetësor.
"Zgjidhja e statusit të tyre do të zgjidhet me transformim ose me shpallje, informacionin do ta marrim në muajt në vijim. Vetë ministri i Shëndetësisë paralajmëroi punësime në shëndetësi për rreth 1300, 1400 persona. Deri më tani ata ishin fantazma, njerëz që punonin pa pagesë, pa sigurime shëndetësore dhe pensionale, njerëz të manipuluar nga qeveria e kaluar", ka thënë Bojçevski.
Sindikatat e të punësuarve në shëndetësi dhe Qeveri sot kanë njoftuar se është arritur marrëveshje për ndryshime në marrëveshjen kolektive e cila mundëson rritjen e pagave për punonjësit në sistemin shëndetësor.
Është paraparë korrigjim i koeficientit 0,233 që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit se 3650 denarë apo 2.450 denarë në shumën neto. Një përfitim edhe më i mirë në seksionin e këtij aneksi është korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që përkthehet në 5.700 denarë bruto ose 3.850 denarë neto.
Foto: skrinshot