• среда, 10 декември 2025

Siljanovska Davkova për pranimin e mundshëm të migrantëve: Për aq sa jam informuar nga ambasadori britanik dhe Qeveria, kjo nuk është e saktë

Siljanovska Davkova për pranimin e mundshëm të migrantëve: Për aq sa jam informuar nga ambasadori britanik dhe Qeveria, kjo nuk është e saktë

 Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se sipas informacioneve të marra nga ambasadori britanik dhe Qeveria, pretendimet se janë zhvilluar negociata me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantë në vend janë të pasakta.

Ajo duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me raportimet në disa media britanike se është biseduar me autoritetet e Maqedonisë për pranim të mundshëm të migrantëve në vend dhe në lidhje me rezolutën për migrantët në Kuvend, të cilën e njoftoi më parë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi se kjo çështje është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa për të është biseduar që kur është lidhur partneriteti strategjik me Britaninë e Madhe. 

"Kjo çështje po intensifikohet këto ditë, përndryshe mendoj se kemi dëgjuar për të që në kohën e përfundimit të Partneritetit Strategjik. Për aq sa jam informuar nga ambasadori britanik dhe nga Qeveria, kjo nuk është e saktë. Qëndrimi im është se nëse këta janë njerëz që përbëjnë rrezik për Britaninë, ata janë po aq të rrezikshëm edhe për ne dhe unë jam kundër pranimit të tyre. Megjithatë, ajo që po thoni tani është një rezolutë, por pyetja është çfarë nëse nuk kemi dëshmi, sepse ajo që publikohet në media, me gjithë respektin e duhur për profesionin tuaj,  nuk është domosdosmërisht e saktë", tha Siljanovska Davkova pas hapjes së Forumit Ndërkombëtar të titulluar "Glokalizimi 2.0: Një e Ardhme e Qëndrueshme Gjinore e Përgjegjshme", të organizuar nga Rrjeti Rajonal i Buxhetimit Gjinor të Përgjegjshëm (GBWN).

 Konsideroj se sa herë që ndërmerrni ndonjë aktivitet, shtoi presidentja, ai duhet të bazohet në fakte dhe dëshmi, në mënyrë që të mos humbet kohë duke krijuar përçarje shtesë mbi çështje që realisht nuk kanë një përgjigje.

Foto: Printskrin 

 

Остани поврзан