Siljanovska Davkova: Miqësia maqedono-hungareze bazohet në lidhje të fuqishme ekonomike, programe kulturore dhe akademike
- Në Shkup mbrëmë është shënuar Dita kombëtare e Hungarisë. Në pritjen e organizuar nga ambasadori hungarez Andrash Klajn mori pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Në Shkup mbrëmë është shënuar Dita kombëtare e Hungarisë. Në pritjen e organizuar nga ambasadori hungarez Andrash Klajn mori pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
"Miqësia afatgjate maqedono-hungareze bazohet në lidhje të fuqishme ekonomike, programe kulturore dhe akademike, nisma të përbashkëta, si dhe bashkëpunimit në mbrojtje. Hungaria mbetet mbështetëse e sinqertë dhe e përkushtuar në rrugën eurointegruese maqedonase, duke i njohur orvatjet tona për stabilitet dhe reforma, të zbatuara në vlerat evropiane", shkruan presidentja Siljanovska Davkova në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo shpreh bindje se partneriteti do të vazhdojë të zhvillohet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit.
Në pritjen me rastin e Ditës kombëtare të Hungarisë mike, krahas presidentes ishin të pranishëm edhe ministrat Pançe Toshkovski, Gordana Dimitrievska Koçoska, Vesna Janevska, përfaqësues të Kuvendit, pushtetit lokal, bashkësisë së biznesit dhe korit diplomatik. mb/
Foto: Presidetja e RMV