Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Forumin ballkanik për integrim 2025 në Mal të Zi
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 që do të mbahet në Podgoricë në organizim të Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, njoftuan pasdite nga Kabineti i saj.
Është parashikuar që Siljanovska Davkova të drejtohet në sesionin e titulluar "Presidentët për integrimet në BE - A kemi pasur plan?, si dhe të realizojë takim dypalësh me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
"Në fokus të Forumit Ballkanik për Integrim janë sfidat gjeopolitike në botë, BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe zonat kyçe në procesin eurointegrues: liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sundimi i drejtësisë, menaxhimi i mirë, siguria, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kahas funksionarëve shtetërorë nga rajoni, në Forum do të marrin pjesë ekspertë eminentë për integrime evropiane dhe përfaqësues nga sektori i biznesit", theksojnë nga Kabineti i presidentes. mb/
Foto: FB i presidentes Siljanovska Davkova