Si Xhinping e anulon pjesëmarrjen pas takimit të G20-shit
- Presidenti kinez, Si Xhinping e anuloi pjesëmarrjen në forumin e G20-shit në Afrikën Jugore të ekonomive kryesore të botës. Paraprakisht, kolegët e tij amerikan dhe rus, Donalld Tramp dhe Vlladimir Putin gjithashtu kumtuan se nuk do të marrin pjesë, kumtoi DPA.
Pekin, 13 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti kinez, Si Xhinping e anuloi pjesëmarrjen në forumin e G20-shit në Afrikën Jugore të ekonomive kryesore të botës. Paraprakisht, kolegët e tij amerikan dhe rus, Donalld Tramp dhe Vlladimir Putin gjithashtu kumtuan se nuk do të marrin pjesë, kumtoi DPA.
Sipas Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, kryeministri Li Keçijang do ta prezantojë Pekinin në forum.
Kjo do të thotë se për herë të parë prej se është formuar Grupi, presidentët e tre vendeve më të fuqishme në G20 - SHBA-ja, Rusia dhe Kina - nuk do të marrin pjesë në samitin e këtij viti.
Rusia do të përfaqësohet nga zëvendës shefi i Shtatmadhorisë, Maksim Oreshkin.
Trampi planifikoi të përfaqësohej nga nënpresidenti Xhej Di Vens, por kohë më parë kërcënoi se do ta bojkotojë forumin sepse e akuzon Afrikën Jugore për vrasje të bujqve të bardhë dhe konfiskim ilegal të tokës së tyre. Ai nuk dha dëshmi për këtë.
G20 prëbëhet nga 19 vende, plus Bashkimi Evropian dhe Unioni Afrikan. Mes anëtarëve të tij janë demokracitë e mëdha evropiane siç janë SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, por edhe shtete autoritare si Rusia, Kina dhe Arabia Saudite.
Kancelari gjerman, Fridrih Merc planifikon të marrë pjesë në takimin dyditor, të caktuar për më 22 dhe 23 nëntor. ab/
foto: ЕPА arkivi