Shtetasi i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Tiranë
- Policia e Shqipërisë mbrëmë ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i kërkuar me urdhër ndërkombëtar, i cili nga ana e Gjykatës Themelore në Kumanovë ishte dënuar për "falsifikim të monedhave".
Tiranë, 18 nëntor 2025 (MIA) - Policia e Shqipërisë mbrëmë ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i kërkuar me urdhër ndërkombëtar, i cili nga ana e Gjykatës Themelore në Kumanovë ishte dënuar për "falsifikim të monedhave".
"Pas operacioneve të njëpasnjëshme për arrestimin e shtetasve të kërkuar me urdhër ndërkombëtar, anëtarët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan personin N.S. (36) nga Maqedonia e Veriut. I arrestuar ishte i kërkuar me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për "falsifikim i monedhave", për të cilin ishte dënuar me dy vite burg", thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas burimeve të njejta, N.S. ishte shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare për shkak të vjedhjes në qytetin portual Durrës.
Interpoli Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisl, do të kryejë procedurat për ekstradimin e tij. qa/
Foto: policia shqiptare