• петок, 05 декември 2025

Shtatë persona janë vrarë gjatë sulmit me dron në spitalin e fëmijëve në Sudan 

Shtatë persona janë vrarë gjatë sulmit me dron në spitalin e fëmijëve në Sudan 

Darfur, 4 nëntor 2025 (MIA) - Shtatë persona janë vrarë gjatë sulmit me dron në spitalin e fëmijëve në Sudan, në afërsi të kufirit me Çadin, njoftuan punonjësit shëndetësor, transmeton DPA. 

Sipas të dhënave nga shoqata e mjekëve sudanez, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa pesë persona janë plagosur. Mjekët për sulmin akuzojnë Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (SBP). 

Spitali ndodhet rreth 270 kilometra nga qyteti Fasher në rajonin Darfur. Pasi SBP para një jave e mori qytetin, ushtarët e tyre vranë mbi 460 pacientë dhe familjar të tyre në një spital të lindjeve, si dhe shumë civilë të tjerë. 

Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë po luftojnë kundër armatës sudaneue që nga prilli i vitit 2023, pasi u refuzuan të integrohen në strukturat e tyre. Anëtarët e grupit akuzohen për vrasje masive, përdhunime dhe spastrim etnik, Armata, gjithashtu, akuzohet për krime ushtarake, përfshirë edhe bombardimin e caqeve civile. 

Disa pjesë të rajonit Darfur dhe Kurdufan janë goditur nga uria, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes edhe në zonat e tjera të vendit. KB-ja e përcakton gjendjen, të shkaktuar nga luftimet, si krizën më të rëndë humanitare në botë. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан