• четврток, 25 декември 2025

Shtatmadhoria: Ukrainasit u tërhoqën nga Seversku

Shtatmadhoria: Ukrainasit u tërhoqën nga Seversku

Kiev, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Për t'i ruajtur jetët dhe aftësinë luftarake të njësive, mbrojtësit ukrainas u tërhoqën nga lagjja Seversk, në rajonin Donjeck, por ende e mbajnë qytetin nën kontroll, kumtoi sot Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës.

"Luftimet e rënda vazhdojnë në rajonin Seversk. Okupatorët rusë kanë epërsi të konsiderueshme në fuqi njerëzore dhe pajisje dhe, edhe përkundër humbjeve të konsiderueshme, vazhdojnë me operacionet aktive ofenzive", kumtoi Shtatmadhoria në kumtesën në Fejsbuk.

Për t'i ruajtur jetët e ushtarëve ukrainas dhe aftësinë luftarake të njësive, mbrojtësit ukrainas u tërhoqën nga lagjja", thuhet në kumtesë.

"Forcat mbrojtëse ukrainase e mundën armikun gjatë betejave për Severskun, çdo metër i qytetit iu dha armikut me çmim të lartë", kumtoi Shtatmadhoria.

Siç është cekur, forcat ruse ishin në mundësi të avancojnë falë epërsisë së konsiderueshme dhe presionit të vazhdueshëm nga grupe të vogla sulmuese në kushte të rënda atmosferike.

"Qyteti mbetet nën kontroll të zjarrtë të trupave ukrainase. Okupatorët në qytet janë mposhtur, logjistika e tyre është ndërprerë. "Njësitë armiqësore janë bllokuar në mënyrë që të parandalohet avancimi i tyre i mëtutjeshëm", kumtoi SHtatmadhoria e forcave mbrojtëse ukrainase.

Siç u tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, gazetarëve më 11 shtator, presidenti rus Vlladimir Putin u informua për dorëzimin e plotë të Severskut nën kontroll të forcave të armatosura ruse.

Seversku ndodhet në jugperëndim të brezit pyjor Serebrjansk, ku po zhvillohen luftime intensive prej vitit 2022.

Qyteti ishte kyç për forcat e armatosura ukrainase, sepse lirimi i tij u mundësoi trupave ruse të përparojnë nga verilindja drejt aglomeratit Sllavjansk-Kramatorsk.

Ky sukses ushtarak e lehtëson depërtimin rus në rajonin Kostjantinikva, që, së bashku me Druzhkovka, kramatorsk dhe Sllavjansk, e formuan linjën më të rëndësishme të mbrojtjes për forcat ukrainase në rajonin e Donjeckut. ab/

foto: Arkivi

Остани поврзан