Shtatmadhoria e Ukrainës: Sulmohen me sukses dy rafineri në zonën e Rjazanskit dhe Krasnodarskit
- Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës mbrëmë kumtoi se është goditur rafineria e Rjazanskit, duke regjistruar një goditje dhe një zjarr në afërsi të objekteve për përpunimin e naftës në ndërmarrje. Rafineria e Rjazanskit përpunon deri në 17 milionë ton naftë në vit dhe qindra mijëra ton vajguri për aviacion, të cilin Rusia e përdor për të furnizuar me karburant aeroplanët e saj. Ukraina sulmoi të njëjtën rafineri javën e kaluar.
Kiev, 20 nëntor 2025 (MIA) - Armata ukrainase sot kumtoi se goditi dy rafineri ruse në zonën e Rjazanskës dhe rajonin Krasnodarsk.
Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës mbrëmë kumtoi se është goditur rafineria e Rjazanskit, duke regjistruar një goditje dhe një zjarr në afërsi të objekteve për përpunimin e naftës në ndërmarrje. Rafineria e Rjazanskit përpunon deri në 17 milionë ton naftë në vit dhe qindra mijëra ton vajguri për aviacion, të cilin Rusia e përdor për të furnizuar me karburant aeroplanët e saj. Ukraina sulmoi të njëjtën rafineri javën e kaluar.
Robert Brovdi, kryetari i operacioneve me dronë të trupave ukrainase, deklaroi se njësia e tij natën e kaluar kishte goditur rafinerinë Ilska në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Reports from Russian channels indicate overnight drone strikes hit Ryazan, with a fire breaking out at an industrial site near the Ryazan oil refinery. Additional strikes were recorded on power substations in Kursk region. pic.twitter.com/HsKk1xjhGp
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) November 20, 2025
Ndërkohë, më shumë se 400.000 konsumatorë ukrainas mbetën pa energji elektrike që nga pasditja e sotme si pasojë e një sulmi masiv rus ndaj rajonit perëndimor të Ukrainës, kumtuan autoritetet ukrainase.
Sulmi shkaktoi ndërprerje në prodhimin e energjisë elektrike nga centralet bërthamore ukrainase.
Rusia në muajt e fundit, ka rritur ndjeshëm intensitetin dhe numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke çaktivizuar objektet e gazit, energjisë dhe shpërndarjes duke lënë qytete të tëra ukrainase në errësirë. rq/
Foto: printskrin