• четврток, 25 декември 2025

Shtatë burra me lidhje ideologjike me babain dhe djalin nga Bondi të arrestuar në periferi të Sidneit

Shtatë burra me lidhje ideologjike me babain dhe djalin nga Bondi të arrestuar në periferi të Sidneit

Sidnej, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Shtatë burra për të cilët besohet se kanë lidhje ideologjike me të dy sulmuesit në sulmin terrorist në plazhhin Bondi të dielën, janë arrestuar në pjesën jugperëndimore të Sidnejit, njoftoi sot policia e Uellsit të Ri Jugor, raporton DPA.

Shtatë burra, të gjithë të njohur për policinë, u arrestuan dje nga policia në periferi të Sidnejit, Liverpul, pasi arritën me dy automjete nga shteti fqinj Viktoria.

Video që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe transmetohen nga mediat lokale tregojnë policë me pajisje taktike duke i arrestuar burrat në një zonë të frekuentuar të periferisë së Sidnejit.

"Edhe pse kërcënimi specifik që paraqesin këta burra është i panjohur, mund të them se potenciali për kryerjen e një akti të dhunshëm ishte i tillë që nuk ishim të gatshëm të toleronim rrezikun dhe për këtë arsye morëm masat e duhura", deklaroi në një konferencë për shtyp komisioneri i policisë së Uellsit të ri Jugor, Mal Lanion, transmeton DPA.

Lanion tha se policia "me siguri e sheh ekstremizmin islamist si një nga… ideologjitë… pas këtyre burrave", duke shtuar se "nuk ka lidhje të konfirmuar midis burrave në Bondi dhe shtatë burrave që i arrestuam dje". 

Më herët, zëvendëskryekomisioneri i policisë së Uellsit të ri Jugor, Dejvid Hadson, për radion Ej-Bi-Si Sidnej (ABC Radio Sydney) deklaroi se ekziston "një ngjashmëri potenciale në disa mendime" midis sulmuesve në Bondi dhe shtatë burrave të arrestuar dje.

Dy sulmues, babai dhe djali, të dielën hapën zjarr ndaj një turme njerëzish që po festonin festivalin hebre Hanuka në plazhin e njohur Bondi në Sidnej, duke vrarë 15 persona dhe plagosur disa të tjerë. Shumica e viktimave ishin hebrenj. qa.

Foto: Printskrin TV

Остани поврзан