• петок, 05 декември 2025

Shqipëria nesër hap kllasterin e fundit në negociatat me BE-në

Shqipëria nesër hap kllasterin e fundit në negociatat me BE-në

Tiranë, 16 nëntor 2025 (MIA) – Nesër në Bruksel do të mbahet Konferenca e 7-të ndërqeveritare për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me çka do të hapet kllasteri i fundit që ka të bëjë me resurset, bujqësinë dhe kohezionin.

“Ky takim do të shërbejë për të hapur negociatat për Grupin 5 ‘Resurset, bujqësia dhe kohezioni’, duke përfshirë Kapitullin 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, Çështjet veterinare dhe fitosanitare), 13 (Peshkimi dhe akuakultura), 22 (Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore)”, bëjnë të ditur mediat e Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke paralajmëruar mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, vlerësoi se “hapja e klasterit të fundit në negociata është një arritje rekord”.

"Duke hapur këtë grup kapitujsh, Shqipëria ka arritur të pamundurën, pasi ka finalizuar të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajve, duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimit evropian. Qëllimi i qeverisë është të përfundojë procesin e negociatave deri në vitin 2027. Asgjë nuk do të na ndalojë t'i bashkohemi BE-së në vitin 2030", tha Rama.

Shqipëria e cila mori statusin e kandidatit për anëtarësim në vitin 2014, hapi kllasterin e parë në negociatat me BE-në në tetor të vitit të kaluar që do të thotë se i ka hapur të gjitha kllasteret për rreth një vit.

Mbështetje të fortë për planet e qasjes së Shqipërisë në BE dha kryeministrja italiane Xhorxha Meloni në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën, pas seancës së parë të përbashkët të qeverive të të dy vendeve e cila u mbajt të enjten në Romë.

Ajo deklaroi se do të përpiqet të fillojë negociatat politike me Shqipërinë për qasjen në Union në gjashtë muajt e parë të vitit 2028, kur Italia do të kryesojë me BE-në të cilës Rama iu përgjigj se "motra e tij Meloni është avokatja e Shqipërisë" dhe se është fuqimisht e bindur se ajo do ta përmbushë premtimin e saj.

 

Тагови

Остани поврзан