Shqiptarja Drita Ziri u kurorëzua "Miss Earth 2023" në konkursin e mbajtur në Vietnam
- Shqiptarja Drita Ziri mbrëmë u kurorëzua “Miss Earth 2023” në konkursin e mbajtur në Vietnam, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë që fiton këtë titull, por edhe e para në një kompeticion kaq të madh ndërkombëtar, publikuan mediat shqiptare.
![Shqiptarja Drita Ziri u kurorëzua](https://mia.mk/images/20231223123950_big_730x400_51.webp )
Tiranë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Shqiptarja Drita Ziri mbrëmë u kurorëzua “Miss Earth 2023” në konkursin e mbajtur në Vietnam, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë që fiton këtë titull, por edhe e para në një kompeticion kaq të madh ndërkombëtar, publikuan mediat shqiptare.
Ziri fitoi garën nga 84 konkurrente në këtë konkurs që është një nga katër konkurset më të rëndësishme ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.
"Modelja 18-vjeçare nga Fush Kruja nuk është e panjohur për publikun. Ajo u kurorëzua “Miss Shqipëria 2022” dhe mori pjesë në “Miss GlobI 2022”, ku mori çmimin e dytë dhe fitoi çmimin “Mis Bikini”, theksojnë mediat.
Kurorën ia dorëzoi Mina Sju Çoi nga Korea e Jugut, e cila mban titullin “Miss Earth 2022”. ls/
Foto: Printskrin