Luj Viton në Suedi gjobitet me më shumë se 400.000 euro për larje parash
- Kompania franceze e produkteve luksoze "Luj Viton" është gjobitur me pesë milionë krona (rreth 440.000 euro) në Suedi pasi një klient në disa raste ka paguar shuma të mëdha të parave të gatshme në një dyqan në Stokholm, duke shkelur dispozitat e Ligjit për larje të parave, thuhet në aktvendimin e Gjykatës administrative.
Stokholm, 5 shkurt 2025 (MIA) - Kompania franceze e produkteve luksoze "Luj Viton" është gjobitur me pesë milionë krona (rreth 440.000 euro) në Suedi pasi një klient në disa raste ka paguar shuma të mëdha të parave të gatshme në një dyqan në Stokholm, duke shkelur dispozitat e Ligjit për larje të parave, thuhet në aktvendimin e Gjykatës administrative.
"Luj Viton, ndër të tjera, i lejoi klientit të blente me para të gashtme për 235,000 krona (rreth 20,500 euro) në 13 raste brenda një periudhe të shkurtër kohore," tha Karina Kutlip, shefe e njësisë së mbikëqyrjes së korporatave dhe sigurisë në Bordin administrativ të qarkut të Stokholmit, transmetonn SVT.
Që të ndalohet larja e parave dhe financimi i terrorizmit, janë vendosur kontrolle më të rrepta për pagesat me para të gatshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-