• недела, 26 јануари 2025

Ivanka Tramp si një yll i modës në inaugurim

Ivanka Tramp si një yll i modës në inaugurim

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Tramp është dukur mjaft elegante me kostumin e saj të gjelbër në inaugurimin e babait të saj Donald Tramp, sipas njohësve të modës.

Biznesmenja amerikane mbërriti në ritualin në kishën "Sent Xhon" e veshur me një fustan smerald të gjelbër. Xhaketën e saj asimetrike dhe fundin i ka kombinuar me një kapele klasike, çantë "Lejdi Dior" dhe doreza lëkure të zeza.

Zonja më pas me bashkëshortin e saj, Xhered Kushner është shfaqur në ballon inauguruese. Për këtë rast, ajo kishte veshur një fustan të bardhë zyrtar me motive lulesh, gjerdan dhe doreza sateni.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан