• петок, 09 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Eros Ramacoti paralajmëroi turne botëror

Eros Ramacoti paralajmëroi turne botëror

Romë, 16 prill 2025 (MIA) – Ylli italian i popit Eros Ramacoti e paralajmëroi turneun botëror „Una Storia Importante”, i cili fillon në shkurt të vitit 2026. Ai do të jetë udhëtim në të paktën 30 vende: Italia, Evropa, Amerika e Veriut dhe Jugut dhe Australia. 

Turneu është quajtur “Rrëfimi i rëndësishëm”, sepse “flet për lidhjen e thellë mes Erosit dhe publikut të tij, lidhjes autentike dhe të përhershme e cila përfshin kohë, kufij dhe gjenerata”, thuhet në paralajmërimin e koncerteve. Përndryshe, „Una Storia Importante“është edhe këngë e joshësit italian, të cilën e ai e këndoi në “San Remo” në vitin 1985. 

Nga fqinjësia jonë më e afërt, ai do të këndojë edhe në Kroaci – në “Arena” në Zagreb, më 28 prill të vitit 2026, njoftoi organizatori i koncertit. 

Bashkë me koncertet në Romë, Udine, Milano, Napoli, Mesina dhe Bari, përformancë të veçantë drejtpërdrejt është paralajmëruar në stadiumin “Alianc” në Torino. Kështu, Ramacoti do të bëhet artisti i parë i cili do të këndojë në shtëpinë e klubit të futbollit Juventus. 

Në mesin e këngëve të fundit të Eros Ramacotit është „AMA", e cila është pjesë e albumit të ri „Battito Infinito". Me këtë këngë e paralajmëron edhe turneun e tij të ri botëror. fc/

Foto: Jutjub

Остани поврзан