• недела, 27 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Përdorimi i tepërt i limonit mund të jetë i dëmshëm

Përdorimi i tepërt i limonit mund të jetë i dëmshëm

Xheferson Siti, 4 prill 2025 (MIA) - Limoni është plot me vitaminë C dhe shumë lëndë të tjera ushqyese, prandaj është i dobishëm dhe shpesh i pranishëm në dietën e përditshme. Por, marrja e tepërt mund të çojë në probleme të mëdha me stomakun, konsiderojnë mjekët.

Përkatësisht, acidi i lartë i limonit mund të shkaktojë acarim të lukthit - ndërsa ajo e rrit rrezikun për paraqitje të ulcerës ose gastritit. Ky problem është veçanërisht i theksuar nëse limoni merret në stomak bosh.

"Acidi në limon mund të irritojë mukozën e lukthit, duke rritur sekretimin e aciditetit në lukth, që mund të përkeqësoj simptomat e gjendjeve të tilla si urthi, refluksi dhe gastriti", sqaron gastroenterologu d.r Majkl Viliams nga Misuri, SHBA. 

Konsumimi shumë i shpeshtë mund të shkaktoj edhe ulcerë në lukth, për shkak të aciditetit.

Përdorimi mesatar i limonit, nga ana tjetër, mund të jetë i dobishëm për shëndetin. Rekomandohet gjithashtu edhe të balancohet marrja me ushqime që neutralizojnë aciditetin, për të parandaluar pasoja të këqija për lukthin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан