• четврток, 25 декември 2025

Shpërthim në një xhami në qytetin nigerian Maiduguri gjatë namazit të akshamit

Shpërthim në një xhami në qytetin nigerian Maiduguri gjatë namazit të akshamit

Abuxha, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Një shpërthim ka tronditur një xhami në qytetin nigerian Maiduguri, qendra administrative e shtetit Borno, gjatë namazit të akshamit, deklaruan dëshmitarët.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose të lënduar dhe nuk pati asnjë koment zyrtar nga autoritetet.

Maiduguri është në zonën e veprimit të grupit kryengritës islamist Boko Haram, i cili ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona vendas gjatë dy dekadave të fundit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, por islamistët më parë kanë synuar xhamitë dhe zonat e ngarkuara në Maiduguri me bomba vetëvrasëse ose sulme me pajisje shpërthyese të improvizuara.

Boko Haram filloi kryengritjen e tij në shtetin Borno në vitin 2009, duke u përpjekur të krijojë një të ashtuquajtur kalifat islamik. Pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë nigeriane vazhdojnë sulmet sporadike nga islamistët në zonë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан