• четврток, 25 декември 2025

Shpërthim i fuqishëm para filialit të një banke në Selanik

Shpërthim i fuqishëm para filialit të një banke në Selanik

Athinë, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Dëm material në ndërtesa dhe në disa automjete të parkuara shkaktoi shpërthimi i fuqishëm i cili gjatë natës ka ndodhur para një filiali të një banke në lagjen Evsomos në Selanik, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa sipas informacioneve fillestare, nuk kishte paraprakisht ndonjë thirrje paralajmëruese ose çfarëdo lloj njoftimi tjetër. 

Sipas televizionit shtetëror “ERT” shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua edhe në distancë prej mbi një kilometër, ndërsa të paktën shtatë automobila të parkuar dhe objektet në rrethinë pësuan dëm material. 

Vijon hetimi i policisë greke dhe departamentit për çaktivizim të pajisjeve shpërthyese të policisë greke për rrethanat e shpërthimit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан