Shpenzimet e jetesës në nivel vjetor janë rritur për 4.1 për qind, çmimet me pakicë për 3.6
- Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025, është 0.4%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Shkup, 8 janar 2026 (MIA)- Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025, është 0.4%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%.
Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2025 ka qenë e ndryshme midis grupeve të veçanta të konsumit.
Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Restorante dhe hotele për 7.2%, Rekreacion dhe kulturë për 6.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 5.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 5.2%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 4.6%, Mallra dhe shërbime të tjera për 3.7%, Veshje dhe këpucë, Shëndeti për 3.1%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 1.8%, Komunikim për 1.3%, Transport për 0.8%, Arsimim për 0.1%.
Rritja e inflacionit në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet paraprake: Transport për 5.8%, Rekreacion dhe kulturë për 0.8%, Shëndeti për 0.7%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.5%, Restorante dhe hotele për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.2%, Mallra dhe shërbime të tjera, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, u shënua rënie e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.4% dhe Veshje dhe këpucë për 0.2%.
Kostoja e jetesës në grupet: Arsimim dhe Komunikim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.7%.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025 është 101.9.