• сабота, 08 февруари 2025

Shpëtimtarët po kërkojnë 30 persona të bllokuar nga rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës

Shpëtimtarët po kërkojnë 30 persona të bllokuar nga rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës

Pekin, 8 shkurt 2025 (MIA) – Autoritetet në provincën jugperëndimore kineze Seçuan filluan operacion të madh për kërkim dhe shpëtim, pasi nga rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe rrëshqitja e dheut u bllokuan 10 shtëpi, ndërsa më shumë se 30 persona konsiderohen si të zhdukur, informon Ksinhua. 

Rrëshqitja e dheut ndodhi në fshatin Xhinping, i cili gjendet në afërsi të qytetit Jibin në zonën Zhongliang.

Ministria për Menaxhim me Kriza në këtë zonë ka shpërndarë qindra shpëtimtarë, në mesin e të cilëve edhe zjarrfikës. Sipas televizionit qendror shtetëror kinez CCTV, dy persona tashmë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa edhe 200 janë evakuuar. 

Presidenti kinez Si Xhinping shprehu shqetësim dhe ju bëri thirrje autoriteteve që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për hetim pas të zhdukurve dhe uljen e numrit të viktimave. 

Kryeministri kinez Li Çijang kërkoi hetim dhe kontroll të rrezikut potencial gjeologjik në zonat fqinje. Ai tha se ndoshta do të duhet të evakuohen më shumë banorë që të shmanget katastrofë e re. 

Komisioni kombëtar për zhvillim dhe reforma ka ndarë 50 milionë juanë (6,8 milionë euro) nga buxheti shtetëror për mbështetje të rikonstruimit urgjent të infrastrukturës dhe objekteve për shërbime publike. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан