AMIE prezantoi propozim- strategji për mbrojtjen e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri
- Propozim- strategji për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Shqipëri është prezantuar në takimin e sotëm në Shqipëri të organizuar nga partia maqedonase, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) me përfaqësues të partive parlamentare maqedonase e cila siç u tha mëton të përcaktojë masa dhe aktivitete afatgjata për mbështetjen e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri përmes mekanizmave institucionale, ekonomike dhe diplomatike.
![AMIE prezantoi propozim- strategji për mbrojtjen e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri](https://mia.mk/images/20250208145143_big_730x400_55.webp )
Korçë, 8 shkurt 2025 (MIA) - Propozim- strategji për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Shqipëri është prezantuar në takimin e sotëm në Shqipëri të organizuar nga partia maqedonase, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) me përfaqësues të partive parlamentare maqedonase e cila siç u tha mëton të përcaktojë masa dhe aktivitete afatgjata për mbështetjen e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri përmes mekanizmave institucionale, ekonomike dhe diplomatike.
"Pakica kombëtare maqedonase në Shqipëri është pjesë përbërëse e popullit maqedonas, me lidhje të qëndrueshme historike, kulturore dhe shpirtërore me vendin e saj. Përforcimi i pozitës, të drejtave dhe zhvillimit kulturor është me rëndësi strategjike për Maqedoninë, duke pasur parasysh obligimet e saj si shtet amë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare universale për mbrojtjen e pakicave kombëtare", tha kryetari i partisë, Vasil Sterjovski gjatë prezantimit të strategjisë dhe kërkesës për mbështetje për të.
Sterjovski theksoi se nga Shqipëria kërkohet që konform konventave ndërkombëtare të sigurojë kushte për mësimin e gjuhës maqedonase në të gjitha mjediset ku jetojnë maqedonasit.
Në takimin e sotëm të organizuar nga partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) e cila mbahet në Korçë marrin pjesë edhe Liljana Zaturoska dhe Lidija Petkovska nga VMRO DPMNE, Metodija Ilievski nga LSDM, Katerina Todorovska nga ZNAM, Dimitar Apasiev nga E Majta, Zoran Dimitrievski dhe Zoran Petrov nga Lidhja Demokratike dhe Luftim Spahiu, ushtrues i detyrës ambasadori në Shqipëri.
Sterjovski theksoi se prania e përfaqësuesve të partive politike si nga pushteti ashtu edhe nga opozita në Korçë është një tregues i qartë se kujdesi për maqedonasit në Shqipëri është interes kombëtar që tejkalon dallimet partiake.
"Të gjithë këtu jemi me një qëllim të përbashkët - të mbrojmë identitetin tonë dhe të ndërtojmë një themel më të fortë për të ardhmen e maqedonasve në Shqipëri. Si subjekt politik që buron drejtpërdrejt nga komuniteti maqedonas në Shqipëri, misioni ynë kryesor është mbrojtja dhe promovimi i identitetit, kulturës, gjuhës dhe traditave maqedonase. Asnjë parti tjetër në Shqipëri nuk merret me çështjet dhe sfidat e komunitetit maqedonas, gjë që na bën një avokat unik dhe të përkushtuar për të drejtat dhe liritë e tij. Lufta jonë nuk është vetëm politike, ajo është betejë për mbijetesë, për ruajtjen e rrënjëve shekullore maqedonase në këto hapësira", ka thënë Sterjovski.