Seri e re tërmetesh në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos
- Natë relativisht të qetë, në krahasim me ditët e kaluara, kanë kaluar banorët e Santorinit dhe ishujve përreth, krahasuar me ditët e fundit, pasi nuk janë regjistruar tërmete të forta, por mëngjesin e sotëm prej më pak se një orë ka pasur një seri tërmetesh me magnitudë mbi katër ballë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 8 shkurt 2025 (MIA) - Natë relativisht të qetë, në krahasim me ditët e kaluara, kanë kaluar banorët e Santorinit dhe ishujve përreth, krahasuar me ditët e fundit, pasi nuk janë regjistruar tërmete të forta, por mëngjesin e sotëm prej më pak se një orë ka pasur një seri tërmetesh me magnitudë mbi katër ballë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në zonën detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos në periudhën prej orës 10:36 deri më 11:24 sipas kohës lokale janë regjistruar shtatë tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.9 ballë.
Gjatë ditës së sotme takim do të mbajnë komisionet kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Krizës Klimatike të Greqisë për të shqyrtuar masat aktuale, ndërsa pjesa kryesore ka të bëjë me shkollat në Santorini dhe ishujt fqinj Ios, Amorgos dhe Anafi të cilat u mbyllën javën e kaluar dhe do të duhet të vendoset nëse masa do të zgjatet apo do të hapen nga e hëna.
Për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik të enjten në Santorini është shpallur gjendje e jashtëzakonshme deri më 3 mars të këtij viti, ndërsa nga bashkia sqarojnë se bëhet fjalë për “vendim thjesht administrativ me qëllim përshpejtimin e procedurave të nevojshme për marrjen e masave urgjente dhe efektive”.
Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis nga Santorini edhe një herë rekomandoi për qetësi, të dëgjohen udhëzimet nga mbrojtja civile që kjo dukuri së shpejti të përfundojë, ndërsa ishulli tërësisht të kthehet në ritmin e tij normal. Ai potencoi se "tërë mekanizmi shtetëror u mobilizua" dhe me kujdes i ndjekin udhëzimet e ekspertëve të cilët e këshillojnë mbrojtjen civile.
"Do të vazhdojmë ta ndjekim situatën. Ne nuk do të bëjmë vlerësime shkencore. Kjo është punë e të tjerëve, të cilët e bëjnë atë dhe na këshillojnë, siç ishte rasti deri tani. Edhe një herë i bind banorët e Santorinit, si dhe banorët e të gjithë ishujve fqinjë, të cilët në këtë moment kalojnë periudha të vështira, se mekanizmi shtetëror është në anën e tyre", ka thënë Micotakisi.
Foto: arkivi i MIA-s