Anketë: Bie mbështetja për tri partitë udhëheqëse në Gjermani dy javë para zgjedhjeve
- – Dy javë para zgjedhjeve parlamentare, është shënuar rënie e lehtë e mbështetjes së Aleancës Konservatore CDU/CSU, e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) dhe e Socialdemokratëve (SPD) e kancelarit Olaf Sholc, tregon hulumtimi më i ri i Institutit INSA të cilin e transmeton DPA.
![Anketë: Bie mbështetja për tri partitë udhëheqëse në Gjermani dy javë para zgjedhjeve](https://mia.mk/images/20250208142059_big_730x400_78.webp )
Berlin, 8 shkurt 2025 (MIA) – Dy javë para zgjedhjeve parlamentare, është shënuar rënie e lehtë e mbështetjes së Aleancës Konservatore CDU/CSU, e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) dhe e Socialdemokratëve (SPD) e kancelarit Olaf Sholc, tregon hulumtimi më i ri i Institutit INSA të cilin e transmeton DPA.
Tre partitë udhëheqëse kanë humbur nga një pikë përqindje në krahasim me anketën e gazetës Bild nga java e kaluar.
Blloku CDU/CSU edhe më tutje është në epërsi me 29 për qind, pastaj është AFD me 21 për qind dhe SPD me 16 për qind.
Partia E majta arriti 5%, që nënkupton se mund të shpresojë se do ta kalojë pragun e nevojshëm për të hyrë në parlament. Të gjelbrit mbeten në vendin e katërt me 12%.
Aleanca populiste Sahra Vagenkneht, gjithashtu, stagnon me 6%, përderisa Partia Demokratike e Lirë liberale – e cila ishte pjesë e koalicionit qeveritar deri në tërheqjen në nëntor, që i nxiti zgjedhjet e kaluara – mbetet në 4%, ndërsa me këtë edhe nën pragun prej 5%.
Partitë e tjera u rritën për dy pikë dhe bashkë tani përbëjnë 7%. Anketa e INSA është zbatuar prej 3 deri 7 shkurt të këtij viti në mostrën prej 1.204 personave. fc/
Fotografia: EPA