Shpërthimi në një fabrikë në Misisipi shkaktoi rrjedhje të amoniakut dhe evakuim të popullatës
- Shpërthimi në një fabrikë për prodhimin e hidrogjenit dhe azotit në shtetin federal amerikan Misisipi shkaktoi rrjedhjen e amoniakut dhe evakuimin e banorëve nga rajonet përreth.
Xhekson, 6 nëntor 2025 (MIA) - Shpërthimi në një fabrikë për prodhimin e hidrogjenit dhe azotit në shtetin federal amerikan Misisipi shkaktoi rrjedhjen e amoniakut dhe evakuimin e banorëve nga rajonet përreth.
Guvernatori i Misisipit, Tejt Rivs, përmes rrjetit social Iks informoi se shërbimet për intervenime urgjente nga i mbarë shteto federal reaguan ndaj incidentit në fabrikën e SF Industries, në veri të qytetit Jazu.
Ai konfirmoi se nuk ka raportime për të vdekur apo të lënduar.
"I falënderoj të gjitha shërbimet për intervenime të shpejta dhe koordinuesve për gjendje të jashtëzakonshme në Misisipi për reagimin e tyre të shpejtë pas rrjedhjes", shkroi Rivs.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor të Misisipit kumtoi se monitorimi i cikësisë së ajrot është në rrjedhë dhe do të vazhdojë aq gjatë sa nevojitet për t'u garantuar siguria publike.
Amoniaku anhidrik përdoret si pleh artificial për furnizim me azot tek gruri dhe misri, por gjatë kontaktit me formë gazi po të lëngshme mund të shkaktojë të djegura. ab/
foto: printskrin