• сабота, 22 февруари 2025

Sholci pas takimit në Paris: BE-ja dhe SHBA-ja nuk duhet të ndahen për bisedimet e paqes për Ukrainën

Sholci pas takimit në Paris: BE-ja dhe SHBA-ja nuk duhet të ndahen për bisedimet e paqes për Ukrainën

 Paris, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci sot pas takimit joformal të liderëve evropianë për Ukrainën në Paris, bëri thirrje për unitet mes Evropës dhe SHBA-së në lidhje me përgjegjësinë për sigurinë e Ukrainës, njoftuan agjencitë e huaja.

Komenti i Sholcit ishte për përpjekjet e SHBA-së për të filluar negociatat me Rusinë pa u konsultuar me Bashkimin Evropian. 

 "Nuk duhet të ketë ndarje për çështjet e sigurisë dhe përgjegjësisë midis Evropës dhe SHBA-së", tha Sholci pas samitit të jashtëzakonshëm të sotëm nikoqir i të cilit ishte presidenti francez Emanuel Makroni.

"Me fjalë të tjera, NATO-ja u themelua mbi bazën e veprimit gjithmonë së bashku dhe ndarjes së rrezikut, duke garantuar kështu sigurinë tonë. Kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje", shtoi Sholci. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан