• петок, 05 декември 2025

Shkëndija çerekfinalist i fundit në Kupën e Maqedonisë

Shkëndija çerekfinalist i fundit në Kupën e Maqedonisë

Tetovë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Futbollistët e Shkëndijës janë çerekfinalistët e fundit në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi pasdite në Tetovë fituan Tikveshin me rezultatin 2:0.

Golat i shënuan Alhasan në minutën e 43-të dhe Mazari në kohën shtesë.

Në çerekfinale kualifikimin paraprakisht e siguruan edhe fituesi aktual i Kupës Vardari, Struga, Rabotniçki, Sileksi, Ohri, Shkëndija e Haraçinës dhe Detoniti.

Dyshet çerekfinaliste do të përcaktohen me short, ndërsa ndeshjet do të luhen  në pranverë. bsh/

Foto: FFM

Остани поврзан